Fonseca “fajëson” arbitrin për humbjen: Mu duk se mbante gjithmonë anën e vendasve!
Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, foli pas humbjes ndaj Leverkusen, teksa kërkoi dicka më shumë nga arbitri.
“Është ndeshja për të cilën me vjen keq më shumë. Ndaj Liverpool thashë se kishim gabuar gjithçka. Sot për mua në pjesën e dyte ka qene Milani më i mirë qe kam parë që kur jam në stolin kuqezi.
Të vjen keq realisht, por jam i kënaqur me reagimin e djemve. Nuk është e lehte ndaj Leverkusenit sepse ka një lojë të shpejtë, vertikale dhe me ndryshime pozicionesh.
Vuajtëm në pjesën e pare dhe s’po dilnim dot, me pas në të dytën gjërat ndryshuan. Marrim me vete paraqitjen e pjesës së dytë, që do të na shërbejë.
Vendimet e arbitrit? Nuk e di, por ndjeva se ne çdo faull tendenca ishte te mbahej ekipi i shtëpisë. Nuk flas për gjyqtarët dhe s’më pëlqen si argument kurrë, por këtë gjë ndjeva. Dhe te rasti i Loftus Cheek s’pati as thirrje ne VAR dhe asgjë.