Formacionet e Juve-Lazio, Ronaldo e nis nga stoli ndeshjen
Pas pak minutash në Seria A do të luhet dueli mes Juventusit dhe Lazios. Bardhezinjtë vijojnë të vuajnë nga mungesat e shumta. Pirlo në këtë ndeshje ka lënë Ronaldon, në stol për shkak se portugezi ka shfaqur lodhje, teksa vendin e tij e ka zënë Morata.
Sulmuesi spanjoll do të formojë dyshen me Kulusevskin, ndërkohë që Chiesa dhe Bernandeschi do e mbështesin nga krahët. Në mbrojtje spikat rikthimi i Cuadrados.
Lazio kundërpërgjigjet me skemën 3-5-2. Immobile dhe Correa do të formojnë dyshen e sulmit të mbështetur nga Luis Aberto dhe Milinkovic-Savic. Strakosha do e nisë sfidën nga stoli.

KOHA JONË SONDAZH

