Formacionet zyrtare të super duelit United-Arsenal
Manchester United-Arsenal është super dueli i kësaj fundjave në Premier League që do të nisë pas pak. “Djajtë e Kuq” do të luajnë me vendosjen e zakonshme, teksa në majën e sulmit do të konfirmohet Hojlun, i mbështetur nga Garnacho dhe Diallo. Mungesa e madhe është Bruno Fernandes dhe Marcu Rashford.
Në krahun tjetër Arsenali kundërpërgjigjet me Saka, Traossard dhe Havertz në majën e sulmit. Skuadra e Artetës synon të marrë 3 pikët dhe për të vijuar garën për titullin kampion me City-in, që për momentin është dy pikë më lart, në krye.
Arsenal: Onana, Wan-Bissaka, Casemiro, Evans, Dalot, Mainoo, Amrabat, McTominay, Diallo, Garnacho, Hojlund
Man Utd: Raya, White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu, Partey, Odegaard, Rice, Saka, Havertz, Trossard
KOHA JONË SONDAZH

