Formacioni më i mirë për javën e parë në Kategorinë Superiore
Java e parë e sezonit të ri të Abissnet Superiores ka dhënë edhe formacionin ideal, të përzgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së. Skema e zgjedhur është 4-3-3, me lojtarë që spikatën në pesë ndeshjet e para të kampionatit.
Në portë është vendosur Pano Qirko i Partizanit, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Konstantinos Dionellis (Vora), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Dion Vata (Partizani) dhe Abdurraman Fangaj (Teuta). Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Orgi Cena (Laçi), Altin Kryeziu (Egnatia) dhe Ibrahim Diabaté (Egnatia).
Sulmi plotësohet nga Charles Bismark (Skënderbeu), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Briajan Gjyla (Vora). Në total, në formacionin ideal të javës përfaqësohen tetë nga dhjetë skuadrat e elitës së futbollit shqiptar. Çmimi i trajnerit të javës i është besuar Arjan Bellajit, i cili udhëhoqi Vorën drejt fitores 1-0 ndaj Dinamo City në javën hapëse.
KOHA JONË SONDAZH

