Formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë, Sylvinho rikthen dy titullarë. Gjyqtar është spanjolli Jose Sanchez

Për takimin kualifikues të Euro 2024 që do të luhet në “Air Albania” në 20:45 trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë publikuar lojtarët që do luajnë sonte.

Numri një i pankinës së kombëtares tonë, Sylvinho, ka rikthyer si titullarë Strakoshën dhe Uzunin (Në ndeshjen e kaluar luajtën Berisha dhe Seferi).

Te Polonia nuk mungon në sulm ylli Robert Lewandowski, ndërkohë që s’mund të lihet pa përmendur mesfushori Zielinski. Tekniku i polakëve, Santos ka preferuar një miks në formacion, mes lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve.

Takimi gjykohet nga arbitri spanjoll Jose Sanchez.

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

SHKARKO APP