FOTO/ Jasir Asani prezantohet te AIK: Mezi po presim që të punojë me ne!

Jasir Asani do të huazohet tek skuadra suedeze, AIK Stokolm.

Operacioni për futbollistin e Partizanit do të finalizohet gjatë merkatos së janarit, ndërsa klubi i ri do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Pritshmëritë për futbollistin 24-vjeçar janë të larta, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe drejtorit sportiv të AIK:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne dëshirojmë që Jasiri të ndihmojë sulmin tonë në disa mënyra të ndryshme dhe kështu të zhvillojmë ofensivën e ekipit, që të jemi sa më kërcënues për rivalët. Mezi presim të punojmë me të që nga fillimi në janar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?