FOTO / Valverde ka 2 plane për merkaton e Barcelonës, zbuloni cilët lojtarë kërkon

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar tre lojtarë për sezonin e ri, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Ai tashmë ka përzgjedhur lojtarët që dëshiron në skuadër, ku ka bërë gati dy plane.

Plani A është që në “Camp Nou” të transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Por, në rast se dështojnë këto transferime, atëherë ai ka gati edhe Planin B me tre lojtarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të Bellerin ai e dëshiron mbrojtësin e Benficas, Semedo, në vend të Verrattit e dëshiron mesfushorin e Nice, Michael Seri dhe në vend të Dembeles dëshiron kthimin e Gerard Deulofeut nga Everton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?