FOTOLAJM/Partizani- Skënderbeu, pamje nga stadiumi në Beograd

Skënderbeu do të përballet mbrëmjen e sotme në Beograd, ndaj Partizanit vendas, në një sfidë që nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Diçka më tepër se 2 vite më parë, në të njëjtin stadium, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk arriti të përfundonte, për shkak të evadimit të fushës nga tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Daja ka vlerësuar kundërshtarët, por është shprehur se do të luajnë pa frikë, për të kërkuar fitoren. Në pritje të konfirmimit të formacionit zyrtar, parashikimet janë për një Skënderbe me 3 sulmuesë në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

18:00 – Dalin edhe formacionet zyrtare, teksa trajneri Daja nuk i ka ndryshuar asgjë 11-shes paraprake të publikuar nga Supersport.al

Partizani i Beogradit (4-4-2):Stojkovic, Miletic, Miletic, Mitrovic, Vulicevic, Tosic, Jevtovic, Luiz, Jankovic, Ozegovic, Tawamba

Skënderbeu:(4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Gavazaj, Sowe


17:25 –
 Stadiumi i Partizanit të Beogradit është i rrethuar nga forca të shumta policie dhe xhandarmërie, që do të mundohen të garantojnë mbarëvajtjen e takimit të sotëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?