FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frika nga dronët për duelin Tirana-Zvezda, policia merr masat … (FOTO)

Frika se gjatë ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Cverna Zvezda mund të përsëritet skenari i dronit si në Beograd 6 vjet më parë, ka bërë që policia të ndërhyjë për të bllokuar valët e celularëve.

Nuk do të lejohet grumbullimi i tifozëve ndërkohë që dje policia bëri me dije rrugët që do të bllokohen. Crvena Zvezda do të përballet sot në orën 20:00 në “Air Albania” me Tiranën për turin e dytë të Uefa Champions League.

Ndonëse në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë, rreth 500 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme. Ndërkohë, përplasjet në distancë mes tifozërive përmes rrjeteve sociale, nuk kanë munguar duke ndezur takimin mes serbëve dhe kampionëve të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?