Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
GJKKO po mbyll dyert për median, që drejtësia të mbetet pa dëshmitarë!

GJKKO po mbyll dyert për median, që drejtësia të mbetet pa dëshmitarë!

Kryesore
E shtunë, 5 Shtator 2026 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rregullorja e re e GJKKO-së nuk është thjesht e gabuar. Është një akt i papranueshëm censurues, një goditje e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe një përpjekje për ta administruar drejtësinë larg syve të publikut.

Me çfarë të drejte një gjykatë vendos se cilët gazetarë mund të hyjnë në sallë, u kërkon autorizim 24 orë përpara, u ndalon telefonat, tabletët dhe kompjuterët, si dhe pengon filmimin e fillimit të seancës?

Gjykata duhet të zbatojë ligjin, jo të shpikë ligje të reja për median!

Një rregullore e brendshme nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale dhe aktet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kodi përcakton se gjykimi është publik dhe se dyert mund të mbyllen vetëm në raste të posaçme, të argumentuara sipas ligjit. GJKKO-ja nuk mund ta shndërrojë përjashtimin në rregull dhe transparencën në privilegj që jepet me leje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo që po ndodh është edhe më skandaloze për shkak të mënyrës sesi janë trajtuar dosjet e politikanëve të njohur.

Ilir Meta dhe Erion Veliaj u hetuan për muaj të tërë në sekret. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, fragmente hetimore, përgjime, pretendime dhe pjesë të dosjeve dolën në media. Shpesh u publikuan copëza të shkëputura nga konteksti, të cilat krijonin perceptimin e fajësisë përpara fillimit të gjykimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur duhej dëmtuar publikisht figura e të hetuarit, sekretet e dosjes gjenin rrugën për të dalë!

Por tani që hetimi ka përfunduar, tani që akuza duhet të përballet me mbrojtjen dhe tani që publiku mund të dëgjojë edhe anën tjetër, GJKKO-ja kërkon të mbyllë dyert!

Kjo është drejtësi me një sy dhe me një vesh. Publikut i serviret akuza, ndërsa i fshihet mbrojtja. I tregohen përgjimet e përzgjedhura, por jo ballafaqimi i tyre në gjykatë. I jepet verdikti mediatik përpara procesit, ndërsa vetë procesi zhvillohet pa praninë e lirë të medias.

Mund t'ju interesojë

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 5 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 8 orësh
Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Filip Çakuli: Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Para 9 orësh

Nëse Ilir Meta dhe Erion Veliaj janë fajtorë, kjo duhet të provohet hapur, me fakte dhe përpara publikut. Nëse akuzat janë të dobëta, të fryra ose të pambështetura, edhe kjo duhet të shihet. Ata nuk duhet të kenë asnjë privilegj, por nuk mund t’u mohohet prezumimi i pafajësisë dhe e drejta për një proces transparent.

Gjykata nuk është bunker!

As GJKKO-ja nuk është një institucion sekret ku publiku duhet të mësojë vetëm atë që vendosin t’i tregojnë zyrtarët e saj. Drejtësia jepet në emër të Republikës. Prandaj qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë ndodh në sallën ku vendoset për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e një njeriu.

Askush nuk kërkon që populli të zëvendësojë gjyqtarin. Vendimin penal e jep vetëm gjykata. Por qytetarët duhet të shohin nëse gjyqi zhvillohet me ligj, nëse prokuroria ka prova, nëse mbrojtja dëgjohet dhe nëse gjyqtari sillet me paanshmëri.

Në proceset kundër figurave të larta politike, transparenca duhet të jetë më e madhe, jo më e vogël. Këta njerëz kanë ushtruar funksione publike dhe akuzat ndaj tyre prekin interesin e të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye, gjykimet duhet të jenë të hapura për median dhe, kur nuk cenohen viktimat, dëshmitarët apo sekretet e mbrojtura nga ligji, duhet të transmetohen edhe drejtpërdrejt.

Edhe gjyqi politik kundër Fatos Nanos ishte i hapur. Madje regjimi komunist i hapte disa prej proceseve të veta propagandistike për publikun. Gjyqi ndaj Hamit Matjanit ishte i hapur ndonëse një proces i diktuar nga diktatura dhe nuk mund të merret si model drejtësie. Por paradoksi është ulëritës: A do të ketë Shqipëria e vitit 2026 më pak transparencë se gjyqet propagandistike të komunizmit?

Në çfarë demokracie europiane një gazetar duhet të lutet për autorizim që të hyjë në një seancë publike?

Në çfarë shteti ligjor i ndalohet gazetarit kompjuteri, mjeti elementar me të cilin mban shënime dhe raporton?

Në çfarë drejtësie moderne proceset më të rëndësishme ndiqen përmes copëzave që dalin nga korridoret, ndërsa media mbahet jashtë sallës?

Kjo rregullore duket sikur nuk kërkon të mbrojë procesin, por ta mbrojë gjykatën nga vëmendja e publikut. Mirëpo një gjykatë që ka frikë nga transparenca prodhon mosbesim. Një drejtësi që nuk pranon dëshmitarë publikë hap derën për arbitraritet, dyshime dhe marrëveshje të padukshme.

Edhe standardet e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor parashikojnë përdorimin e mjeteve të regjistrimit audio nga gazetarët, përfshirë telefonin, kur ruhet rendi në sallë. Sipas INFOÇIP-it, rregullorja e GJKKO-së bie ndesh me këto standarde.

Atëherë kush i ka dhënë GJKKO-së të drejtën të ndërtojë një regjim më të ashpër dhe më censurues se ai i miratuar nga institucioni që qeveris sistemin gjyqësor?

KLGJ-ja duhet të ndërhyjë menjëherë. Organizatat e medias dhe Dhoma e Avokatisë duhet ta kundërshtojnë këtë akt me të gjitha mjetet ligjore. Gazetarët nuk duhet të pranojnë të trajtohen si persona të dyshimtë dhe as të futen në radhë për të marrë leje që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese.

Ilir Meta, Erion Veliaj dhe çdo zyrtar tjetër duhet të gjykohen hapur. Nëse kanë shkelur ligjin, le të dënohen. Por dënimi duhet të vijë nga provat dhe nga një proces i drejtë, jo nga fragmentet e nxjerra në media dhe as nga gjykimet e zhvilluara larg syve të qytetarëve.

Rregullorja duhet të shfuqizohet!

Dyert e GJKKO-së duhet të hapen!

Por interesante është se si ambasada e OSBE në Tiranë apo ajo e BE, e aq me tepër ambasada e SHBA, nuk kanë ngritur zërin për këtë veprim!

Përfundimisht një drejtësi që mbyll median jashtë sallës nuk mbron pavarësinë e saj. Ajo mbron errësirën. Dhe në errësirë nuk lind drejtësia. Në errësirë lind dyshimi, arbitrariteti dhe frika!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 2 orësh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 3 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 3 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 5 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 12 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 19 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 15 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.