Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shpronësimi pas konfliktit në Vlorë, Bardhi: Rama po mbyll skandalin me paratë e shqiptarëve

Shpronësimi pas konfliktit në Vlorë, Bardhi: Rama po mbyll skandalin me paratë e shqiptarëve

Aktualitet
E premte, 4 Shtator 2026 20:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një konflikt mbi pronësinë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një hotel në Vlorë, ku dy biznesmenë u përfshinë në një përplasje të armatosur. Deklaratës së Ramës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Ky i fundit akuzon kryeministrin se po tenton ta mbyllë çështjen e pronësisë përmes përdorimit të parave publike.

Sipas Bardhit, vendimi për shpronësimin e investitorëve nuk përbën një masë ndëshkuese ndaj tyre, por u hap rrugën kompensimeve që mund të arrijnë në miliona euro, të financuara nga taksat e qytetarëve. Bardhi pretendon gjithashtu se konflikti ka në themel mbivendosjen e pronave dhe lejet e dhëna me firmën e kryeministrit Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, ai i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë rrethanat e çështjes, duke ngritur dyshime për shpërdorim detyre. Kreu i grupit demokrat kërkon gjithashtu që SPAK të mos qëndrojë në heshtje përballë kësaj situate dhe të verifikojë përgjegjësitë e mundshme të zyrtarëve të përfshirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë nga Gazment Bardhi

GJOBA E EDI RAMËS PËR SHQIPTARËT!

Vendimi i Kryeministrit për të shpronësuar dy investitorët që u përplasën me armë në Orikum nuk i ndëshkon dy individët e dhunshëm se i prishën imazhin turistik Shqipërisë. Përkundrazi, siguron që skandali, i cili e ka burimin tek vendimmarrja dhe firma e vetë Edi Ramës, të mbyllet me shpejtësi dhe, njëkohësisht, u garanton dy biznesmenëve kompensim prej miliona eurosh.

Mund t'ju interesojë

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 4 orësh
SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 5 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 5 orësh

Edi Rama përpiqet ta paraqesë si një histori banale, por në themel të saj qëndron konflikti i pronësisë dhe mbivendosja e pronave për dy projekte ku firmën e ka vendosur vetë Edi Rama. Njërin prej biznesmenëve Edi Rama e ka shpallur investitor strategjik, i ka vënë në dispozicion mbi 200 mijë m² tokë publike për të ndërtuar dhe i ka dhënë bregdetin në përdorim për 99 vjet. Tjetrit i ka dhënë leje për një projekt të ngjashëm. Pyetja është: si jepen me firmën e Edi Ramës të drejta zhvillimi mbi prona që rezultojnë të mbivendosura? Pse atë që Edi Rama na thotë se e zbuloi tani, pasi u nxorën armët, nuk e zbuloi kur ai firmoste statusin e investitorit strategjik dhe vinte në dispozicion pasuri të çmuara publike?

Këtë model që vjen erë korrupsion, Partia Demokratike e ka kundërshtuar prej disa vitesh. Bashkë me qytetarët në protestë dhe dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, kemi kërkuar zyrtarisht që ligji për investimet strategjike të shfuqizohet.

Në vend që t’i heqë statusin e investitorit strategjik, të shfuqizojë ligjin e tij korruptiv, të anullojë lejet mbi pronën në konflikt dhe t’i çojë për ndjekje penale ata që mund të kenë fallsifikuar dokumentet e pronësisë, Edi Rama zgjedh t’u vendosë një gjobë shumëmilionëshe shqiptarëve për të dëmshpërblyer biznesmenët problematikë që u fuqizuan gjatë pushtetit të tij.

Sepse shpronësim do të thotë kompensim me para publike. Biznesmenët në konflikt do të paguhen me paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve. Sipas vendimit të Edi Ramës, ne të gjithë do të paguajmë miliona euro për të mbyllur një konflikt që ai dhe institucionet e drejtuara prej tij kishin detyrimin ta parandalonin përpara se të firmoseshin statusi i investitorit strategjik dhe lejet e ndërtimit.

Interesi i vërtetë publik, jo ai i “lulishtes me ullinj”, kërkon që institucionet e drejtësisë të veprojnë për të nxjerrë përgjegjësinë penale për këtë skandal. Është shumë e qartë se, minimalisht, Edi Rama përmbush elementët e shpërdorimit të detyrës dhe hetimi duhet të nisë prej firmës së tij për investitorin strategjik deri tek qendrimi i sotëm i pajistifikuar për shpronësim.

Mirë është që SPAK të mos heshtë. Ky nuk është as një sherr banal, as një çështje etike qytetare apo imazhi të turizmit. Duhet hetuar nëse Kryeministri po përpiqet të mbyllë me sa më pak zhurmë dhe me shumë milionë euro të shqiptarëve një problem të krijuar me firmën dhe vullnetin e tij.

Etiketat e lidhura

Bardhirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 2 orësh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 3 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 3 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 5 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 12 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 19 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 15 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.