Nufi: Nën kontroll zjarri në Peshtan të Fierit, ndërhyrje nga ajri me avion dhe helikopter
Rreth 90 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në zonën e Peshtanit, Frakull, në Fier.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga ky operacion ku janë angazhuar 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS).
Operacioni është mbështetur edhe nga ajri. Në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar një avion tip “Air Tractor” dhe një helikopter i Forcës Ajrore, duke ndërhyrë në zonat ku terreni e vështirëson operacionin nga toka.
Sipas informacionit të fundit, situata në Peshtan paraqitet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Forcat e angazhuara vijojnë punën në terren për të neutralizuar plotësisht vatrën dhe për të parandaluar riaktivizimin apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

