
Situata është tensionuar në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë, ku një grup protestuesish të maskuar po kryejnë akte vandalizmi. Protestuesit janë pajisur me mburoja metalike dhe shkopinj druri, ndërsa disa prej tyre kanë sulmuar me gurë dhe molotovë efektivët e Policisë, të pozicionuar pranë Bankës së Shqipërisë. Për momentin, nuk ka informacion të konfirmuar nëse nga përplasjet ka persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia.