FSHF akordoi 3 milionë euro, ja si ndahen fondet në Superligë dhe Kategorinë e Parë

Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar shpërndarjen e një fondi solidariteti dhe mbështetjeje në vlerën totale prej 3 milionë eurosh për 22 klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë. Ky vendim synon të ndihmojë financiarisht klubet, veçanërisht përballë kostove gjithnjë në rritje të garës dhe organizimit të kampionateve.

Për shkak të shpenzimeve më të larta operative dhe sportive, klubet e Superligës do të përfitojnë një shumë më të madhe. Secili nga 10 klubet e elitës do të marrë nga 180 mijë euro, ndërsa 12 klubet e Kategorisë së Parë do të përfitojnë nga 100 mijë euro secila.

Shpërndarja e fondit do të bëhet në dy faza, në përputhje me kalendarin sportiv. Fondet do të ndahen mes fazës së dytë të sezonit 2025–2026 dhe fazës së parë të sezonit 2026–2027. Ndarja bazohet vetëm në kategorinë ku militon klubi dhe jo në renditjen sportive, duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë brenda secilës kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondet do të lëvrohen në dy këste: kësti i parë në fillim të vitit 2026, për të mbështetur likuiditetin dhe planifikimin financiar të klubeve për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa kësti i dytë pas përfundimit të sezonit 2025–2026 dhe përcaktimit të strukturës së kampionateve për sezonin 2026–2027. Shpërndarja zyrtare e fondit do të nisë në janar 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?