FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF kërkoi që sfida me Anglinë të luhet me tifozë, vjen përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet pa praninë e tifozëve. Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në përgjigjen zyrtare që mban firmën e zv/ministres Mira Rakacolli bëhet e ditur se prania e tifozëve në tribuna konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish.

Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban datën 17 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendimet e FSHF për të lejuar tifozët në ndeshjen me Anglinë ranë poshtë. Synohej që kundër “Tre Luanëve” të lejoheshin 6500 tifozë, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?