FSHF lançon strategjinë e Qëndrueshmërisë. Presidenti Duka: Futbolli ndikon në përmirësimin e jetës

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”.  Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit.

Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtuesi i Qëndrueshmërisë  në UEFA, Michele Uva, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri, Michele Ribotta, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Fiona Mccluney, Ambasadori i FSHF-së për përgjegjësinë sociale, Jonid Ferhati si edhe përfaqësues klubesh, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, gazetarë, personalitete e legjenda të futbollit shqiptar, etj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se strategjia “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit” është shumë i rëndësishëm për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF-së do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit që keni ardhur sot në këtë ceremoni të prezantimit të strategjisë së FSHF-së, që emërtohet ‘Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit’. Që futbolli është loja më e bukur në botë, kjo nuk ka asnjë diskutim dhe çdo ditë e më shumë futbolli po bëhet ndikues edhe në përmirësimin e jetës. Për këtë jemi këtu sot në këtë ceremoni kaq të madhe, për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave tona dhe strategjisë sonë për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy janë çështjet kryesore të njerëzimit sot: përmirësimet mjedisore dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Përmes kësaj strategjie ne jemi munduar që të bëjmë një program të përcaktuar me objektiva të qarta për të realizuar dhe për të ndihmuar në përmirësimin e këtyre çështjeve.

Federata e Futbollit ka bërë vazhdimisht aktivitete me përgjegjësi sociale. Dhe përmes këtij aktiviteti sot, ne duam që të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare që t’ bashkohet iniciativës tonë.

Kjo strategji quhet “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” sepse ne, nëpërmjet fuqisë që ka loja do të tentojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor, aktor e shoqatë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie. Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam mëse i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit.

Pa u zgjatur, dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Michele Uva-n, i cili e drejton këtë gjë në të gjithë Europën dhe është sot në Shqipëri dhe këtë projekt e shpërndan nëpërmjet skuadrës së tij në të gjitha skuadrat e federatave anëtare për përmirësimin e jetës në Europë. Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe ju ftoj për një bashkëpunim të mëtejshëm”, tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?