FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF zyrtarizon nisjen e futbollit, përveç Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se përsa i përket Kategorisë Superiore vendimi do të merret të premten nga mbledhja e presidentëve të klubeve.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?