Fundjavë me gola për legjionarët

Gjashtë gola dhe dy asiste janë dhënë nga futbollistët kuqezinj në fundjavë. Shumica e legjionarëve u aktivizuan titullarë, dhe nuk munguan edhe ata që i mbyllën takimet si protagonistë. Mirlind Daku realizoi golin e tij të nëntë në kampionatin rus. Ai shënoi për Rubin Kazanin kundër CSKA Moskës në takimin që u mbyll 2-2.

Edhe Myrto Uzuni vazhdon me formën mjaft të mirë, ndërsa realizoi në humbjen 2-1 të Granadës në takimin ndaj Almerias në transfertë. Për sulmuesin, kjo është rrjeta e nëntë në La Liga 2 në këtë vit futbollistik. Anis Mehmeti ishte i jashtëzakonshëm për Bristol City në sfidën e Championship kundër Plymouth.

Dy gola dhe një asist për lojtarin kuqezi në fitoren 4-0. Nuk mund të mungonte Kristian Shpendi, i cili shkon në katër gola radhazi për Çezenën në Serie B e të dhjetin deri më tani. Lojtari realizoi kundër Frozinonës, por nuk e shmangu dot humbjen e ekipit të tij.

Edhe Jasir Asani gjeti sërish rrugën e rrjetës në Champions-in e Azisë. 7 gola për sulmuesin kuqezi që kryeson renditjen e golashënuesve në këtë kompeticion. Në barazimin 1-1 që Sparta e Pragës pati ndaj Dukla Pragës, Qazim Laçi dha asistin për golin e Olatunjit.

SHKARKO APP