FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushtar: Më duket sikur jam vlonjat, por kemi përballuar skuadra më të mira se Flamurtari

Te Kamza çdo gjë po shkon për së mbari, ku shumë lojtarë janë të etur për të luajtur dhe për të korrur suksese.

Këtë gjë e tregon edhe ecuria e skuadrës, që në 6 ndeshje ka marrë 9 pikë, po aq sa edhe kundërshtari i radhës, Flamurtari.

Të besuarit e trajnerit Ramadan Ndreu kërkojnë surprizën e radhës në transfertën e Vlorës dhe një garanci më shumë janë edhe ish-ët që ndodhën në radhët e kamzalinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamurtari-Kamza shikohet si një finale për vendin e tretë dhe një nga ish-lojtarët e kuqezinjve, Ivan Fushtar, jep garanci në suksesin ndaj vlonjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe të gjithë jemi të përqendruar në takimin e radhës. Pa dyshim ndikim në ngritjen e adrenalinës në ekip kanë dy fitoret e fundit, që u arritën brenda 4 ditësh, në transfertën e Gjirokastrës dhe në shtëpi ndaj Vllaznisë. Jemi stërvitur me qetësi dhe të gjithë jemi të motivuar. Lidhur me ekipin kundërshtar, unë e njoh mirë, sepse kam kaluar një sezon të shkëlqyer te Flamurtari.

Vlonjatët kanë një ekip me shumë kualitete, kanë histori, por mendoj se edhe ne kemi shanset tona. Ndaj, kam besim se do ta fitojmë edhe këtë takim që do ta luajmë në transfertën e Vlorës. Kemi përballuar me sukses skuadra më të forta të Superiores dhe ja kemi dalë me sukses. Prandaj, mendoj se do të shkojmë me vetëbesim për fitore.

Duke qenë se më duket vetja sikur jam vlonjat, mendoj se dhe me barazimin do të isha shumë i kënaqur. Kjo do të varet nga rrjedha e ndeshjes. Do të shohim edhe si do të shkojë situata. Në qoftë se shkon mirë, përse të mos dalim me fitore nga Vlora”, u shpreh mbrojtësi i Kamzës, Ivan Fushtar, për “Panorama Sport”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?