Futbolli italian në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares “axurre”

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares italiane. Ai drejtoi edhe ekipe italiane si Fiorentina, Peruxhia, Komo etj.

Pasi përfundoi karrierën e tij në botën e futbollit, Agropi nisi një rrugëtim shumë të gjatë si komentues në programe të ndryshme sportive në radio dhe TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Piombinos, qyteti ku lindi më 14 prill 1944. Agropi ishte shtruar prej disa ditësh në spital dhe ishte në terapi intensive për shkak të pneumonisë dypalëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?