Futbollistët e PSG u bllokuan 50 minuta në një ashensor në Leipzig (VIDEO)
Prag-ndeshja e Champions League ka qenë e veçantë për 11 lojtarë të Psg, të bllokuar për gati një orë në ashensorin e hotelit në Leipzig, ku qëndronin francezët për ndeshjen.
Episodi është dokumentuar nga Kurzawa me disa story në Instagram (që më pas u hoqën). Sipas asaj që bën të ditur “Le Parisien”, Di Maria dhe lojtarët e tjerë janë nxjerrë nga ashensori pas 50 minutash nga zjarrfikësit.
Kurzawa, Kimpembe, Paredes, Kean, Di Maria, Marquinhos, Fadiga, Diallo, Gueye, Dagba e Ruiz-Atil. Këto janë 11 lojtarët që mbetën të bllokuar, që në klipet e videove dëgjohen të lajmërojnë për ngjarjen dy kampionët e kryeqytetasve Mbappè e Neymar.
Ky episod mund të ketë ndikuar negativisht edhe në ndeshje, teksa parisienët pësuan një humbje të papritur 2-1.
La moitié de l’équipe du PSG bloquée dans un ascenseur !#teampsg #psg
— Paul Vexiau (@PVexiau) November 3, 2020
KOHA JONË SONDAZH

