Futbollisti shqiptar i Napolit “masakrohet” nga media italiane

Të mundur, por me “kokën lart”. Është kjo kryefjala e medieve pranë Napolit pas humbjes 2-4 që skuadra e tyre pësoi në fushën e saj nga Manchester City. Në këtë takim luajti për 90 minuta edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Fillimisht ai u aktivizua në krahun e të djathtë të mbrojtjes ku luan gjithmonë por dalja e Ghoulam në minutën e 31-të të pjesës së parë kur napolitanët kryesonin rezultatin i përkeqësoi gjërat. Në fushë u fut Maggio që zuri krahun e Hysajt ndërsa shqiptari kaloi në të majtë ku has gjithmonë vështirësi.
“Napoli Magazine” i jep Hysajt notën më të lartë nga të tjerat, 6 duke shkruar se “bëri gjithçka në krahun e tij dhe mund të dalë me kokën lart”. Por nuk janë treguar kaq të mira me të mediat e tjera italiane.
“Calciomercato.it i jep Hysajt notën 5 duke shkruar se “kundër Sané ishte një duel shumë i bukur, por më pas për “arsye madhore” kaloi në krahun e majtë dhe luftoi kundër një Sterling në formë fantastike. Gabimi i tij çoi në barazimin 1-1 pasi e humbi kohën e kërcimit me kokë duke bërë që Otamendi të ngrihej nga pas dhe ta parakalojë. Edhe në pjesën e dytë u shkatërrua nga Sterling”.
“Sportface” i jep Hysajt gjithashtu notën 5 duke shkruar se “në fillim të ndeshjes ishte në djathtë ku nuk shtynte shumë përpara. Në pjesën e dytë kaloi në të majtë ku Sterling e xhiroi disa herë në driblime dhe shpejtësi. Në 2 ose 3 raste mund të ndërhynte me faull kundër Sanè”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?