FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollisti shqiptar tek Arsenali: Babanë ma kanë burgosur sllavët, protestonte për të drejtat e tij

Futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, në një intervistë për gazetën “The Guardian”, ka rrëfyer shumë gjëra, në lidhje me të kaluarën e familjes së tij në Kosovë. Babai i Granitit kishte kaluar tre vite e gjysmë në burg, si i burgosur politik nga sistemi jugosllav në Kosovë.

“Me aq sa di unë, muajt e parë të burgut shkonin mirë, por më vonë filluan ta rrahin si i burgosur politik” – thotë Xhaka. Ragip Xhaka, ishte pjesëmarrës në demonstrata kundër qeverisë komuniste të Beogradit. Në vitin 1986 ai ishte 22 vjeç, dhe student i Universitetit të Prishtinës.

familja-xhaka

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si djali i tij, kjo është diçka që më prek shumë, dhe e kam në zemrën time” – deklaron Graniti. “Babai im është një kosovar krenar dhe mendonte që atë kohë se ata kishin të drejtë të ekzistonin. Ai protestonte për të drejtat e tij.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit e Xhakës emigruan në vitin 1990 për në Zvicër. Një vit më vonë, ata lindën djalin e tyre të madh, Taulantin, në Bazel. Ndërsa Graniti, lindi 18 muaj më pas. Xhaka flet edhe për ambientimin në Londër, teksa aktivizohet me Arsenalin.

“Kam gjetur disa shqiptarë me të vërtetë të mirë këtu. Makinën e çoj për ta larë tek një lavazh shqiptarësh. Bisedojmë për futboll, pasi ka edhe konkurrencë. Disa prej tyre janë me Liverpulin, Mançester Junajtid apo edhe Arsenalin. Bëjmë shumë shaka” – përfundoi Xhaka. /PanoramaSport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?