FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso: Ju rrëfej tmerrin që përjetoi Donnarumma, është fyese!

Pas ofendimeve të tifozëve në stadium, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso nuk ka vonuar dhe i ka dalë shpejt në mbrojtje portierit Gianluigi Donnarumma.

Në një intervistë për “Rai Sport”, Gattuso ka thënë se tifozët e Milanit kanë gabuar pasi portieri i tyre është duke punuar shumë dhe nuk mendon largimin nga “San Siro”, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Ai është një fëmijë 18-vjeçar, sigurisht që është tronditur. Unë vetëm mund ta falënderoj atë për atë që po bën. Për moshën e tij, ai është portieri më i mirë në botë. Nëse klubi thotë se nuk ka nevojë ta shesë atë, atëherë askush nuk duhet të gjoja thashethemet se çfarë përflitet për të. Unë mund ta them që jam profesionist pasi ai është duke punuar shumë. Nuk kam nevojë të flas me Mino Raiolan sepse flas çdo ditë me Gigion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sjellja e tifozëve ndihem i tmerruar unë jo më Gigio që është një fëmijë. Për fat të mirë në këtë ndeshje kishte vetëm 9 mijë tifozë në stadium, imagjinoni si do të ndihej Donnarumma nëse do të ishin të pranishëm 50 mijë, do ishte poshtëruese pa të drejtë”, përfundoi trajneri i Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Gigio Donnaruma për shkak të ofendimeve të tifozëve “shpërtheu” në lot në dhomat e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?