FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarët serb prodhojnë skandal…ende pa ndodhur gjë

Nesër në ”Elbasan Arena”, zbret Partizani i Beogradit një sfidë e cila do luhet pa tifozët serb. Kjo gjë ka ”revotuar” mediat serbe, aq sa të shkruajnë për skandale ende pa ndodhur gjë.

Gazetarët serbë që shoqërojnë ekiopin Serb, nuk vonuan për të gjetur epitete bombastike. “Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Kjo fjali në muret e Piramidës në kryeqytet, u përdor që reporterët e gazetës “Alo” të krijonin nga hiçi, një kopertinë në Beograd për selinë e medias që përfaqësojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë! Fatmirësisht për futbollistë dhe stafin teknik, referencat janë më së shumti për futbollin në fushë dhe objektivin për të marrë pikë në Elbasan Arena.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?