Giro d’Italia/ Etapa e parë nga Durrësi në Tiranë, shikoni grafikun e garës
Gara më prestigjioze e çiklizmit, Giro d’Italia, nis këtë vit me një itinerar të veçantë nga Shqipëria. Etapa e parë starton nga Durrësi dhe përfundon në Tiranë, duke ofruar menjëherë sfida për çiklistët.
Pas një segmenti të sheshtë prej rreth 65 kilometrash që shërben si fazë përgatitore, etapa bëhet më e vështirë me ngjitjen e parë të ditës në Gracen.
Pasi arrijnë në Tiranë, çiklistët hyjnë në një qark të posaçëm urban me gjatësi rreth 22 kilometra. Para se të përshkojnë finishin për herë të parë, ata kalojnë pothuajse të gjithë qarkun dhe më pas nisin një xhiro të plotë.
Pika më sfiduese e etapes është ngjitja dy herë në malin e Surrelit, ku pjerrësia në fillim arrin deri në 13%. Kjo pjesë mund të rezultojë vendimtare për formimin e diferencave të para në renditje.
Kilometrat e fundit përfshijnë një zbritje në rrugë të gjera urbane, e ndjekur nga një segment në dishezë të lehtë në 3 kilometrat e fundit. Finishit i paraprijnë 500 metra të drejtë dhe plotësisht të sheshtë, me asfalt cilësor dhe gjerësi rruge prej 8 metrash – ideale për një sprint të shpejtë dhe spektakolar.
Kjo etapë jo vetëm që shënon një nisje historike të Giro-s nga Shqipëria, por gjithashtu premton emocione dhe garë të fortë që në ditën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

