FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjashtë humbje radhazi në Serie A, klubi kalabrez shkarkon trajnerin

Gara në Serie A po bëhet tepër e fortë: për titullin kampion, kualifikimin në kompeticionet evropiane dhe në lidhje me mbijetesën. Crotone shpreson të qëndrojë në elitë, teksa dje humbi 0-2 në shtëpi kundër Cagliarit.

Një disfatë që i ka kushtuar stolin trajnerit Giovanni Stroppa. 53-vjeçari mbante detyrën e trajnerit të ekipit kalabrez prej dhjetorit të vitit 2018. Crotone regjistroi disfatën e gjashtë radhazi në kampionat ndaj ekipit sard dhe drejtuesit nuk duruan më.

Me anë të një komunikate zyrtare, Crotone lajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Stroppa. Ekipi renditet në vend të fundit në Serie A me vetëm 12 pikë, tetë pikë larg zonës së qetë. Serse Cosmi përflitet si ai që mund të marrë drejtimin e Crotones.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?