FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania në protestë kundër Katarit për humbjen e jetës së 6 mijë punëtorëve

Gjermania është skuadra më e fundit që i bashkohet protestës për të drejtat e njeriut kundër Katarit, vendit organizator të Botërorit 2022. Përpara ndeshjes me Islandën, titullarët e hedhur në fushë nga Joachim Low rreshtuan krahë njëri-tjetrit dhe mbanin veshur bluza të zeza me nga një gërmë, të cilat formonin fjalën “Të drejtat e njeriut”. Një mesazh solidarizimi për emigrantët që kanë punuar për ndërtimin e stadiumeve në Katar.

Protesta e lojtarëve të Gjermanisë ishte vazhdim i asaj të përfaqësueses së Norvegjisë, futbollistët e së cilës shpalosën parullën “Të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë fushës”. Sipas një raportimi të muajit shkurt nga gazeta “The Guardian”, rreth 6.500 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën në vendin e Gadishullit Arabik, prej vitit 2010, momentit kur u fitua organizimi i Kupës së Botës.

Katari fitoi të drejtën e organizimit të eventit më të rëndësishëm të futbollit, pasi fitoi mes akuzave për favorizim e korrupsion, përballë kandidaturave të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë. Ky do të jetë Botërori i parë në histori i organizuar në dimër, duke nisur më21 nëntor 2022, për të evituar temperaturat ekstreme të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Norway players protest against Qatar's human rights record before their World Cup qualifier

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?