Gjimnastikë/ Petrov fiton medalje ari për Shqipërinë në Kroaci

Matvei Petrov, gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në gjimnastikë, arriti të renditet i pari në garën e kalit me doreza, të zhvilluar në Osijek të Kroacisë.

Gara për Kupën e Botës, u fitua nga Petrov, duke kaluar në renditje rivalët nga Kazakistani dhe Hungaria. Fitorja rrit edhe më shumë shpresat për një paraqitje të rëndësishme në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në gusht në Tokio.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Petrov fitoi edhe titullin kampion Europe, ndërsa më 25 maj u kualifikua zyrtarisht për në Olimpiadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?