Gjimshiti: I futëm frikën Anglisë, bari i fushës ishte i lartë!

Berat Gjimshiti deri në minutën e 38-të ishte futbollisti më i mirë në fushën e lojës, derisa më pas erdhi një gol me kokë nga Harry Kane, por jo për faj të tij. Qendërmbrojtësi që po kalon një formë fantastike ka dhënë komentin e tij pas duelit, duke kritikuar fushën që sipas tij ishte pak më e lart se sa duhet.

“Vështirë sigurisht që po, i gjithë ekipi i Anglisë luan në ekipe të njohura dhe nivel të lartë. I përballuam mirë, goli i parë ishte merita e sulmuesit, te goli i dytë mora rrezik për të dhënë atë pasim në mes. Kane është një sulmues me cilësi, e ka treguar vetën. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli, por çdo gabim e paguan në këto nivele.

Nuk ishte fusha aq e mirë, bari i lartë për të luajtur me topin në këmbë, duhej luajtur me top të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet vetbesim. Çfarë nuk funksionoi? Besoj që e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Kishim një rast në kundërsulm, mund të ndryshonte loja. I futëm frikën Anglisë. Në këto ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim, si dhe të krijosh më shumë raste“, deklaroi Gjimshiti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?