Gol çdo 104 minuta, Muçi është lojtari i momentit në Kombëtaren tonë

Ernest Muçi po kalon një moment fantastik, duke qenë lojtari më në formë i Kombëtares sonë. Paraqitja e tij e fundit ishte e jashtëzakonshme teksa i vetëm mposhti Aston Villa-n në Conference League.

Ylli kuqezi e nisi sfidën si titullar duke realizuar një dopietë, sfidë të cilën e ndoqi live edhe Sylvinho, trajneri i Kombëtares. Forma e Muçit këtë sezon me Legia-n ka qenë konstante pasi deri në këtë pikë, ish sulmuesi i Tiranës ka realizuar 7 gola.

Muçi është aktivuar në 14 ndeshje, në 731 minuta në total, me një mesatare prej 1 gol çdo 104 minuta. Ai pritet të ketë më shumë hapësira në dy sfidat e radhës së Kombëtares sonë ndaj Çekisë dhe miqësores me Bullgarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?