Gol fantazmë në Serbi, arbitri holandez tërbon Ronaldon dhe Portugalinë (VIDEO)

Portugalia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Serbisë. Diego Jota shënoi dy herë në pjesën e parë në minutën e 11-të dhe 36-të.

Serbia u fut me një tjetër ritëm në fraksionin e dytë duke barazuar shifrat. Mitrovic dhe Kostic ndëshkuan ekipin luzitan. Episodi më skandaloz ndodhi në fundin e ndeshjes, teksa Ronaldo arriti që ta dërgonte topin brenda kuadratit, por për arbitrin holandez Makkelie dhe anësorin topi nuk e kishte kaluar vijën.

Pamjet tregonin qartë rastin se ishte gol, duke tërbuar CR7 që hodhi dhe shiritin e kapitenit pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?