Gol spektakolar, Ramazani shënon nga mesfusha e ekipit të tij (VIDEO)
Kemi parë rrallë herë gola nga distanca të mëdha në futbollin profesionist. Një i tillë në fakt është shënuar së fundmi në Segunda Division në Spanjë.
Largie Ramadani nuk është menduar dy herë teksa ka goditur nga mesfusha e skuadrës së tij për ta dërguar topin në rrjetë. Talenti i Almeria B, është me origjinë nga Burundi dhe ka dhe pasaportë belge.
Më parë 20-vjeçari ka qenë edhe pjesë e të rinjve të United, por me këtë gol me siguri që skuadrat që do të interesohen për të do të shtohen ndjeshëm. Realizimi është vërtet fantastik. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

