FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Golat në ndeshjen Inter-Milan, fiton 3 me 2 Inter

Ndeshja e derbit Inter-Milan ka dhuruar spektakel në San Siro në Milano.

Golin e parë për Interin e shënoi sulmuesi, Mauro Icardi në minutën e 28’të, pas një superasisti nga Antonio Candreva.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Milani ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Interit në ndeshjen që po zhvillohet në “San Siro” në kuadër të xhiros së tetë në Serie A,

Golin e barazimit për Milaninn e shënoi anësori spanjoll, Suso, në minutën e 56’të.

 Interi ka kaluar sërish në epërsi ndaj Milanit 2:1.

Golin e epërsisë për Zi Kaltrit e shënoi sërish sulmuesi, Mauro Icardi, pak minuta pasi Suso shënoi për Milanin

Milani ka barazuar sërish rezultatin ndaj Interit, 2:2. Realizoi mesfushori Giacomo Bonaventura në minutën e 80

Kur u mendua se ky derbi do të mbyllet pa fitues, Rodriguez shkaktoi penalti në minutën e 90’-të dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Icardi për të kompletuar tre golshin në një natë magjike për të dhe shokët e tij, duke ia dhuruar tri pikë Interit.

Ndërsa kjo humbje e zbret Milanin në pozitën e 10 me vetëm 12 pikë të grumbulluara pas tetë ndeshjeve.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?