Goli fantazmë në Serbi, reagon arbitri holandez: I kërkova falje trajnerit Santos!
Polemikat për golin fantazmë në Beograd nuk kanë fund. Gjyqtari Danny Makkelie ka kërkuar falje për “gafën”. I kontaktuar nga gazeta luzitane “A Bola”, holandezi shpjegoi incidentin, si vijon.
“Sipas politikës së FIFA-s, e vetmja gjë që mund të them është se i kërkova falje trajnerit Fernando Santos dhe ekipit kombëtar portugez për atë që ndodhi.
Ne gjyqtarët gjithmonë punojmë shumë për të marrë vendimet e duhura. Kur bëhemi protagonistë për këto episode, nuk mund të jemi të kënaqur”, tha gjyqtari.
Makkelie nuk e pa topin që kaloi dukshëm vijën fatale, të goditur nga Ronaldo, duke vazhduar lojën. Në fakt, ky duhej të ishte goli i fitores së portugezëve.
KOHA JONË SONDAZH

