Grabitet shtëpia e Emery, i marrin para dhe fanellat e Nejmar

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ka rënë pre e grabitjes, teksa hajdutët kanë arritur të futen në shtëpinë e tij.

Sipas medieve vendase, hajdutët kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro, fanellat e Neymar, trofe personalë dhe disa shënime mbi objektivat e merkatos.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës kur trajneri kishte udhëtuar me klubin në Strasbourg, për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e trajnerit spanjoll të PSG-së, që tregoi se apartamenti ndodhej në katin e 7 të një pallati dhe nuk kishte portë sigurie, por mbikëqyrej nga një sistem video, që tani po verifikohet nga hetuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?