Granada mbetet vetëm me 7 lojtarë, sfida me Sociadadin mund të shtyhet

Sfida mes Granadas dhe Real Sociedadit është në dyshim për t’u luajtur sot në orën 16:15 siç ishte parashikuar.

Rastet me COVID-19 kanë përgjysmuar klubin e Granadas, që ka udhëtuar drejt Sociedadit me vetëm 7 lojtarë nga ekipi i parë. Një situatë kaotike për shkak të virusit që ka pushtuar klubin.

Drejtuesit e ligës janë mbledhur me urgjencë dhe po diskutojnë kërkesën e Grandas. Me shumë mundësi sfida do të shtyhet, pasi ekziston një rregullore për të mos zbritur në fushë nëse nuk plotëson numrin e 11 lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?