Guardiola fjalë të mëdha për Agueron: Është i pazëvendësueshëm!
“Sergio është i pazëvendësueshëm. Mund të them se për sa i përket numrave ai mund të zëvendësohet, por nuk është e lehtë kur sheh më shumë se 360 ndeshje të luajtura dhe më shumë se 250 gola, apo sasinë e titujve”.
Kështu Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i thur elozhe sulmuesit Sergio Aguero, i cili do të largohet nga “qytetarët” në fund të këtij sezoni.
“Ai është një legjendë, sulmuesi më i mirë që ky klub ka pasur ndonjëherë në këtë shekull, por është i pazëvendësueshëm në zemrat dhe mendjet e tifozëve tanë, apo dhe lojtarëve dhe trajnerëve që kanë punuar me të.
Është një person i shkëlqyer, një njeri fantastik. Jam i bindur se mund të vijojë karrierën edhe më gjatë për dy, tre, katër, apo pesë vite”, deklaroi strategu spanjoll. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

