Haaland blen dy apartamente luksoze në Emiratet e Bashkuara te … pronari i City-it
Erling Haaland vazhdon të investojë në pasuri të paluajtshme. Sulmuesi i Manchester Cityt ka blerë dy apartamente luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një projekt gjigant që po zhvillohet në ishullin artificial Yas, pranë Abu Dhabit.
Projekti imobiliar, i cili lidhet me pronarët e Manchester Cityt, ka një vlerë të përllogaritur prej rreth 3.92 miliardë eurosh. Lajmi u bë publik përmes një videoje të publikuar nga kompania e pasurive të paluajtshme, ku shfaqet edhe vetë sulmuesi norvegjez.
“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë i lumtur që po bëhem pjesë e projektit të Manchester Cityt në bashkëpunim me Ohana. Sapo kam blerë një shtëpi së bashku me babanë tim. Shumë shpejt do të jemi fqinj”, deklaroi Haaland.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i futbollit investon në prona luksoze. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Haaland zotëron disa pasuri të paluajtshme, mes tyre një apartament në Oslo, një tjetër në qytetin e tij të lindjes, Bryne, si dhe një vilë luksoze në Marbella të Spanjës.
Gjithashtu, së fundmi është raportuar se sulmuesi ka blerë një pronë në Cheshire, në periferi të Mançesterit, ku jeton dhe zhvillon karrierën e tij me Manchester Cityn.



PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10043

