Haaland me ide të qarta: Kam edhe 3 vite kontratë me City-in, kaq mund të them!

Erling Haaland duket se i ka idetë e qartë për të ardhmen, të cilën e sheh te Manchester City. Po çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, në planin afatgjatë? Duke folur për TV2, sulmuesi norvegjez deklaroi: “Kam pasur dy vite fantastike te Manchester City, më kanë mbetur edhe tri vite të tjera. Kjo është me të vërtetë gjithçka që mund të them. A po zhvillohen negociata? Kjo është gjithçka që mund të them, kjo që sapo thashë”.

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të qëndrojë në pankinën e “qytetarëve” deri në fund të sezonit të ardhshëm, teksa mundësia e lamtumirës duke filluar nga viti 2025 (skadimi i kontratës së tij) po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Ylli norvegjez  ka fituar 2 tituj radhazi të Premier League, që kur u transferua në Manchester nga Borussia Dortmund, verën e vitit 2022 për 51 milionë stërlina. Ai ka ende tri vite në kontratën ekzistuese (deri më 30 qershor 2027).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?