Haaland nuk largohet nga Dortmundi, vjen konfirmimi nga klubi verdhezi!
Erling Haaland do të mbetet te Dortmundi edhe në sezonin e ardhshëm. Skuadra gjermane ka qartësuar situatën e bomberit. “Kush do Haaland duhet të paguajë 200 milion euro“. Kjo është shuma që kërkon Dortmund për ta lënë të lirë norvegjezin, autor i 40 golave në sezonin e fundit.
Haaland ka vendosur të ndërrojë shtëpi, por jo qytet. Haaland, i cili jetonte në zonën e banimit të Horde pranë Westfalkenpark, ku ndodhet Parku Signal Iduna, tani është zhvendosur në një shtëpi në jug të qytetit, në zonën e banimit të Hohensyburg.
Real Madrid dhe Chelsea janë në garë për Haaland, por duhet të presin verën e vitit të ardhshëm, pasi mund ta rrëmbejnë vetëm për 75 milionë euro.