Habit Shalke 04, ekipi i besohet një trajneri 31-vjeçar

Moda e re në Gjermani është besimi te trajnerët e rinj në moshë. Nëse Borusia e Dortmundit ka guxuar vitet e fundit, me Klop e Tuhel, Hofenhajmi vendos rekordin, duke ia besuar drejtimin Julian Nagelsmanit, i lindur në korrik të vitit 1987.

Hofenhajmi pati sukses të paparë me këtë lëvizje, ndaj tashmë edhe Shalke e imiton, sepse sot ka prezantuar trajnerin e ri Domeniko Tedesko.

Italo-gjermani është 31 vjeç, ka punuar me të rinjtë e Shtutgartit, më pas te Hofenhajmit dhe në vitin 2017, në 8 mars, u emërua trajner i Aue në Bundesligën 2, duke e shpëtuar nga rënia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak muaj në drejtim dhe erdhi oferta nga Shalke, që ka disa sezone që i ndryshon shpesh trajnerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sezonin e fundit Shalke mbeti jashtë Kupave të Europës, gjë që nuk i ndodhte prej shumë vitesh, ndaj drejtori sportiv Kristian Hajdël ka rrezikuar, duke tentuar një revolucion edhe në mentalitet.

“Shalke nuk është klub i zakonshëm. Nuk do ta lija punën te Aue për ndonjë klub tjetër, pasi Aue ishte klubi i parë që më dha një shans në futbollin profesionist dhe do t’u jem gjithnjë mirënjohës. Shalke dëshiron të kthehet në Europë dhe ai është synimi i vetëm. E di që më krahasojnë me Nagelsmanin, për moshën dhe faktin që vijmë nga Hofenhajmi, por nuk ndihem nën presion”, deklaroi gjatë prezantimit Tedesko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?