Hagi merr drejtimin e Rumanisë: Kam lindur për të fituar, jo thjeshtë për të ekzistuar!

Legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, ka zyrtarizuar rikthimin e tij në krye të Kombëtare së Rumanisë, duke marrë për herë të dytë në karrierë postin e trajnerit. Njoftimi u bë gjatë një konference për shtyp në Bukuresht.

Hagi ka firmosur një kontratë katërvjeçare dhe e cilësoi këtë detyrë si një nder të madh, por edhe një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Objektivat e tij janë të qarta: rikthimi i Rumanisë në nivelet më të larta të futbollit europian dhe ndërkombëtar.

“Kam lindur për të fituar, jo thjesht për të ekzistuar”, deklaroi Hagi, duke theksuar ambicien e tij për të triumfuar në çdo ndeshje, për të bërë një paraqitje të fortë në UEFA Nations League dhe për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama

61-vjeçari rikthehet në këtë rol pas më shumë se 25 vitesh nga eksperienca e tij e parë në vitin 2001, e cila zgjati për një periudhë të shkurtër. Ai theksoi se tani është një trajner më i pjekur dhe më me eksperiencë, duke u shprehur se është “një trajner krejtësisht ndryshe” krahasuar me fillimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hagi pason në këtë detyrë legjendën Mircea Lucescu, i cili ndërroi jetë së fundmi në moshën 80-vjeçare. Lucescu kishte një rol të rëndësishëm në karrierën e Hagi-t si lojtar, duke i dhënë mundësinë e parë në kombëtare dhe duke e bërë kapiten në moshë të re.

Objektivi kryesor i Hagi-t është rikthimi i Rumanisë në turnetë madhorë, sidomos në Kupën e Botës, ku kjo përfaqësuese mungon që prej vitit 1998.

Romania great Gheorghe Hagi returns for second stint as national team coach  after Lucescu's death – Winnipeg Free Press

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?