Handanovic shërohet nga Covid-19, do të jetë gati ndaj Bolognës
Interi fillon të rikuperojë pjesët e humbura për shkak të infektimeve me COVID-19. Samir Handanovic u testua negativ pas tamponit të kryer të shtunën, kështu që është gati të kthehet në dispozicion të Contes dhe të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës së ardhshme në fushën e Bolognas.
Nga ana tjetër, De Vrij, D’Ambrosio dhe Vecino do të vijojnë që qëndrojnë në izolim derisa të negativizohen. Për të mos rënë nga forma, ata kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga stafi për të ndjekur stërvitjen e personalizuar në kushtet e shtëpisë.
Për Conten është lajm i mirë rikuperimi i kapitenit, që po zhvillon një sezon fantastik duke ndihmuar shpesh herë skuadrën në momentet më të vështira.
KOHA JONË SONDAZH

