Heqja e fotos së Adem Jasharit, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Ngjarje e shëmtuar!
Humbja zhgënjyese me Anglinë është shoqëruar me zemërimin për ngjarjen e papranueshme të UEFA-s. Zyrtarët e Federatës Europiane të Futbollit, ndërhynë në koreografinë e Tifozave Kuq e Zi, duke hequr nga tribunat fotografinë e heroit të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.
“Drita jeshile” ishte dhënë, e papritura ndodhi përpara nisjes së ndeshjes, kur skuadrat mbërritën në stadium.
Fotografia e Adem Jasharit ishte hequr nga tribunat me urdhër të zyrtarëve të UEFA-s. Tifozat Kuq e Zi reaguan, duke shprehur indinjatën e tyre: “Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.
Luftërat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi. Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështu që do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju”, thuhej në reagimin e grupimit të organizuar të Kombëtares.
KOHA JONË SONDAZH

