Hidhet pas pak shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria do të mësojë rivalët

Skuadrat europiane do të zbulojnë kundërshtarët e tyre në kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në shortin e sotëm, i cili nis në orën 12:00 në Zyrih. Gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për në fazën finale të Botërorit, i cili këtë edicion do të jetë “XXL” pasi do të marrin pjesë plot 48 skuadra.

Formati për kualifikueset e Evropës ka ndryshuar pasi tani janë më shumë grupe, të cilat do të formohen nga më pak skuadra. Do të jenë 12 grupe kualifikuese për Botërorin. Gjashtë do të kenë katër ekipe dhe gjashtë do të kenë pesë ekipe.

Ekipet do të luajnë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë si zakonisht. Skuadra e parë nga secili grup kualifikohet automatikisht për Kupën e Botës, vendet e dyta shkojnë në play-off me katër ekipe të Ligës së Kombeve. Katër nga 16 skuadrat e play-off do të kualifikohen në fazën finale të Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazot – Ekipet do të shortohen sipas renditjes së vazove:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Republikën Çeke, Norvegji

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Kosovë, Bjellorusi, Armenia, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltar, Lihtenshtajni, San Marino

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?