Higuain bëhet çështje tek Argjentina, a do të grumbullohet në Botëror?

Jorge Sampaoli e ka lënë sërish jashtë skuadrës së Argjentinës Gonzalo Higuainin, por ka thënë se sulmuesi i Juventusit nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë, pasi dihen vlerat e tij.

Higuain nuk është ftuar nga Argjentina që nga fitorja 1-0 kundër Brazilit në miqësoren e qershorit, ndeshja e parë e Sampaolit pas largimit të Edgardo Bauza.

29-vjeçari nuk po kalon një formë të mirë, ku ka shënuar vetëm katër gola në 12 ndeshje. Por trajneri i Argjentinës thotë se ish-sulmuesi i Realit të Madridit nuk ka nevojë që t’i dëshmojë diçka atij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam në mendje Higuain. E di shumë mirë se çfarë mund të bëjë ai. Nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë. Do të jetë në dorën tonë që të vendosim nëse do të thirret për Kupën e Botës apo jo”, deklaroi Sampaoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?