FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humb jetën në aksident automobilistik talenti i skuadrës së Lazios

Një lajm tragjik trondit botën e futbollit në Itali. Daniel Guerini, mesfushori i skuadrës së Lazios U-19 humbi jetën në një aksident automobilistik. Siç raportohet nga mediet italiane, aksidenti ndodhi në Romë në rrugën “Togliatti”.

Përveç Guerinit, i cili fatkeqësisht nuk ia doli, dy bashkëmoshatarë të tjerë të viktimës mbetën të plagosur rëndë. Të tre djemtë po udhëtonin me një Smart, i cili u përplas ballë për ballë me një makinë Mercedes.

Shkaqet e aksidentit nuk janë zbuluar ende. Daniel Guerini është grumbulluar me moshat U-15 dhe U-16 të Italisë, ku është aktivizuar në total në 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio 'incredulous, shocked and in pain' following death of 19-year-old  midfielder Daniel Guerini | Daily Mail Online

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?