FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Anglia është Angli, ndaj San Marinos kemi një tjetër plan!

Kapiteni Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj San Marinos. Mbrojtësi është shprehur optimist për një rezultat pozitiv, duke kërkuar sa më shumë përqendrim.

“Morali me Anglinë nuk është se na bëri shumë përshtypje, pasi ishte një ndeshje shumë e vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm për atë ndeshje, tashmë kemi një tjetër sfidë me San Marinon. U munduam të jepnim më të mirën, por Anglia është Angli. Do të jetë një ndeshje si në Andorra, pasi janë një skuadër që mbyllet shumë. Kemi folur me trajnerin, kemi provuar disa mënyra të tjera loje për të pasur më shumë hapësira dhe raste.

3-5-2? Është një modul që është më shumë ofensivë se difensivë. Aty mundohem të jap më të mirën time. Jam gati dhe jemi të gjithë gati për këtë sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shiriti? Është bukur të jesh kapiten. Gjithmonë sa herë marr telefonatën për ftesën, ndihem shumë mirë. Është ndjesi e bukur dhe gjithmonë e respektojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky grup është i përbërë me skuadra me nivel të lart. Ne gjithmonë përpiqemi të japim gjithmonë maksimumin. Me San Marinon apo Andorrën 3 pikë janë të rëndësishme për të vijuar konkurrencën për t’u kualifikuar.

Për ta bërë ndeshjen më të lehtë, duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë. Duhet t’i japim më shumë vlerë dhe të kemi mundësinë që të ecim përpara. Për ne 3 pikë janë shumë të rëndësishme. Është një grup që mund ta luajmë me të gjithë. Duhet të shfrytëzojmë shanset që na jepen për të marrë pik”, deklaroi Hysaj. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?