FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj organizon barbecue lamtumire te Lazio, pas 5 vitesh vjen largimi

Në qendrën stërvitore të Lazios në Formello, dje u mbyll me një atmosferë ndryshe nga zakonisht. Pas seancës stërvitore, skuadra u mblodh për një “barbecue” të organizuar nga mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili duket se është pranë largimit nga klubi pas pesë sezonesh.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aventura e tij me bardhekaltërit po shkon drejt fundit. Ky sezon ka qenë veçanërisht i vështirë për Hysajn, i cili është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje dhe për një periudhë të gjatë ka qenë jashtë planeve të ekipit. Edhe marrëdhënia e mirë me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë te Empoli dhe Napoli, nuk mjaftoi për t’i garantuar një rol më të rëndësishëm në Romë.

Gjatë pesë viteve me fanellën e Lazios, Hysaj ka zhvilluar 131 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Në total, ai ka grumbulluar afro 8000 minuta në fushë. Megjithatë, periudha e tij në kryeqytetin italian nuk u kurorëzua me trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama

I vetmi sukses në karrierën e tij mbetet fitimi i Kupës së Italisë në sezonin 2019/20 me Napolin. Tashmë, gjithçka lë të kuptohet se rrugët e Hysajt dhe Lazios janë drejt ndarjes, me mbrojtësin shqiptar që pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?